Parashikimi i motit për nesër
Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.
Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -4 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.