Paraqitja e parë e Kim Jong-unit pas thashethemeve se ka vdekur

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka bërë paraqitjen e tij të parë pas 20 ditësh, pasi pati thashetheme se mund të ketë vdekur.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA), ka publikuar sot një video të Kimit i cili shihej tek priste një shirit të kuq duke përuruar një fabrikë të plehrave artificialë.

Kjo ishte paraqitja e parë e tij që prej 11 prillit dhe që prej asaj kohe ishte raportuar edhe si i vdekur. Ai preu shiritin në mesin e shumë zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë edhe motrën e tij, Kim Jo Jong.

Lideri suprem i Koresë së Veriut kishte munguar në festën e ditëlindjes së themeluesit të shtetit, Kim Il Sung më 15 prill.

Shkaku i mungesës së tij në këtë festë, mediumet nga Koreja Jugore kanë raportuar se lideri po këndellej nga një operacion kardiovaskular.