Paralajmërohen protesta nga punëtorët e KEK-ut

Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protesta të punëtorëve të kësaj sindikate, pasi në vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarje të shtesave për disa kategori, nuk u përfshin punëtorët e KEK-ut.

Llumnica përmes një statusi në Facebook ka akuzuar edhe bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, që sipas tij, nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve.

“Edhe bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve, sepse janë egoist, kanë paga të mëdha deri në 3500€, e nuk merzitën për punëtorët. Së shpejti edhe ne do vijmë në Prishtinë për ta prishur rehatinë e juaj”, ka shkuar ndër të tjera Llumnica.