JLO

Jennifer Lopez kritikohet për shkak të sjelljes së vrazhdë, ndaj gazetares në Met Gala

Jennifer Lopez po akuzohet se është e vrazhdë dhe shpërfillëse ndaj një gazetareje në Met Gala të së hënës, ku ajo shërbeu si një nga bashkëkryesueset e eventit vjetor të modës.

Të mërkurën, redaktorja e lartë e lajmeve të “USA Today”, Anika Reed shpërndau një video në TikTok të 54-vjeçares duke i dhënë asaj një përgjigje shumë të prerë ndaj pyetjes së saj “Çfarë je tu duke veshur sonte?”

“Schiaparelli”, u përgjigj ajo teksa ecte në shkallët e famshme të Met Gala, ku po i bërtisnin më shumë se 20 gazetarë në të dy anët e tapetit, shkruan DailyMail.

@heyyyitsanika

#metgala co-chair (and my birthday twin) @JLO briefly told me about her look for the night: Schiaparelli. #metgalaredcarpet #metgal2024 #jlo #jenniferlopez #redcarpet #schiaparelli

♬ original sound – Anika Reed

Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan të thërrasin krijuesen e hitit “Let’s Get Loud” se foli me gazetaren sikur të ishte ‘fshatare’.

“Shikimi lart e poshtë është i çmendur”, shkroi një përdorues i TikTok nën video.

“Kjo është Jenny jonë e përulur nga Blloku”, tha një tjetër, duke u tallur me këngën hit të vitit 2002, në të cilën ajo këndon se si nuk do t’i harrojë kurrë rrënjët e saj, pavarësisht famës dhe pasurisë së saj.