Skënder Ismaili, shefi i policisë rrugore tha se nuk do të lejohet asnjë automjet të qarkullojë pa zinxhirë në akset ku ka prani dëbore.

24 orët e fundit shoqërohen me një mot të rënduar me reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

“Kemi të bllokuara disa komuna në Qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe të Dibrës. Më rrezik paraqet qarkullimi deri në orën 16:00 dhe Qarku i Gjirokastrës. Ka reshje të dendura të dëborës në Qafën e Muzinës, Shkalla e Zezë në Tepelenë dhe Rruga e Përmetit që qarkullohet me shumë vështirësi.

Aktualisht në gjithë vendit patrullojnë 46 patrulla të policisë rrugore.

Deri në orën 16:00 paraqet vështirësi Qarku i Dibrës, veçanërisht komunat.

Policia nuk do të lejojë asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë deri në orët e mëngjesit.

Ky është problem i marrjes së masave të sigurisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve”, tha ai per Ora News.