Ka përfunduar në “paqe” super dueli në “Anfield” ndërmjet Liverpoolit dhe Bajernit të Munihut.

Ndeshja e parë e vlefshëm për 1/8-at e Champions Leagues ka përfunduar në barazim pa gola ndërsa të dy skuadrat kishin rastet e tyre për shënim por pa mundur të dërgonin topin drejt rrjetës.

Neuer dhe Alisson ishin të pakalueshëm pavarësisht tentativave të shumta të sulmuesve resepktivë.

Ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” do të luhet më 13 mars dhe do të jetë vendimtare për skuadrën që do të kualifikohet në çerekfinale.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/02/ixqtHVjMrQ5FQQFfzCRS_19_d2afe12c44b0422481e1f312301e86ed_video_360p_converted.mp4