Paqe në Gjilan, ‘skifterat’ largojnë ‘intelektualët’ nga gara e titullit

Ka përfunduar derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Takimi u mbyll i barabartë 1 me 1.

Të parët në epërsi kaluan skuadra ‘kuqebardhë’ me golin e Hajdarit në minutën e 20’të.

Kampioni aktual, rezultatin e barazoi në minutën e 59’të me anë të Irogue.

Me këtë barazim Drita mbetët mbrapa luftës për titull. ‘Intelektualët’ tani kanë 69 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se pozita e tretë, Ballkani (që ka një ndeshje më pak) dhe tri më pak se lideri, Prishtina (71).