Mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada ka qenë i pafat në përballje me Paderpodnin pasi ka humbur penalltin.

Paqarada ishte titullar në barazimin e St. Paulit dhe Paderbornit 2:2.

Paqarada humbi penalltinë në minutën e 50-të të ndeshjes. Në stol te St. Pauli ishte Betim Fazliji.

Te Paderborni, Florent Muslija luajti deri në minutën e 80-të. Paderborni është lider me 13 pikë, aq sa ka edhe Darmstadti i vendit të dytë pas gjashtë ndeshjeve.

St. Pauli ka tetë pikë në mesin e tabelës.