Papu Gomez, Cristiano Ronaldos: “Nuk shikoj asnjë ndryshim”

Papu Gomez ka sfiduar Cristiano Ronaldon.

Argjentinasi i Atalantas ka publikuar në Instagram një fotografi të tijën, duke nxjerrë në pah muskujt e barkut, në të njëjtin pozicion si CR7.

Ai e ka shoqëruar këtë fotografi me komentin (i ka bërë tag edhe rivalit portugez): “Nuk shikoj asnjë ndryshim”.

Siç mund të imagjinohej, reagimet e shokëve të skuadrës dhe të kolegëve kanë qenë të shumtë.

“Duhet të nxihesh pak më shumë”, këshilla e De Roon. Ndërsa ka qenë i pamëshirshëm Petagna: “Një ndryshim është llogaria në bankë”.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish-mesfushori i Atalanta-s, aktualisht te Livorno, Alessandro Diamanti: “Fizikisht jeni identikë… të mungojnë vetëm 112 centimetra të tjerë varkë, por ne nuk na intereson”.
https://www.instagram.com/p/BzBZmHFCayz/?utm_source=ig_web_button_share_sheet