Papa thotë se ky virus figuron si ‘përgjigje ndaj natyrës’ , kush po flet tani për zjarret në Australi e përmbytjet

Papa Françesku ka thënë se pandemia e coronavirusit është një nga “përgjigjet e natyrës” ndaj njerëzve, si pasojë e injorimit të krizës aktuale ekologjike, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë të botuar të mërkurën në revistat The Tablet dhe Commonwealth, ai tha se shpërthimi ka ndaluar shkallën e prodhimit, duke i dhënë edhe njerëzve mundësinë të kuptojnë bukuritë natyrore.

“Ne nuk po kujdesemi për katastrofat natyrore. Kush flet tani për zjarret në Australi, e përmbytjet?”, ka thënë Papa Françesku.

“Nuk e di nëse mund të quhet si hakmarrje, mirëpo sigurisht që ky virus figuron si përgjigje ndaj natyrës”, shtoi ai.

Pandemia ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e funksionimit të Vatikanit, pasi meshat tani po mbahen në kishë të zbrazët, ndërsa edhe vendet janë boshatisur.

Papa 83-vjeçar, i cili ka një pjesë të mushkërive të dëmtuara nga një infeksion në të 20-tat, ka rezultuar dy herë negativ nga coronavirusi