Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën me emrat e futbollistëve kuqezi, të cilët trajneri Cristian Panucci ka vendosur t’u besojë për dy takimet e muajit nëntor, me Skocinë, në “Loro Boriçi”, më 17 nëntor, në Nations League, dhe për miqësoren me Wellsin, më 20 nëntor, në “Elbasan Arena”.
Bie në sy në këtë listë emri e Ardian Ismajlit, mbrojtësit të Hajdukut të Splitit, i cili vendosi t’u bashkohej kuqezinjve, edhe pse më parë ka përfaqësuar Kosovën tek U-21.
Interesant fakti që italiani i ka dërguar ftesë edhe Loret Sadikut, mbrojtësit të Kasimpas në Turqi, i cili e pat refuzuar Shqipërinë në kohën e De Biasit, duke iu bashkuar Kosovës.
Fakti që më parë kishte luajtur me moshat e Suedisë dhe e kishte ndërruar kombëtaren duke zgjedhur Shqipërinë, i mohoi mundësinë për të luajtur me “Dardanët” apo për t’u kthyer te përfaqësuesja nordike. Zgjedhja e vetme për të mbeti Shqipëria.








