Mbrojtësi nga Prishtina nuk ka pranuar ftesën e trajnerit Christian Panucci.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci doli në konferencën për shtyp, ku foli për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit.Ai sqaroi edhe zgjedhjet e bëra për këto dy sfida, ku nuk la pa përmendur edhe refuzimin e Loret Sadikut që i bëri ftesës së tij.

“Unë e kisha thirrur si pjesa e ekipit Kombëtar”, tha Panucci. “Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë më mirë mos vinte”. “Do jetë në plane në të ardhmen. Në vend të Ylber Ramadanit të lënduar kam thirrur Ergys Kaçen”, ka theksuar ai.

Panucci gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen e radhës ndaj Skocisë. “E merituam humbjen në ndeshjen e parë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim”. “Është shumë e rëndësishme për ne, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.