Në një intervistë për mediat presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka konfirmuar përjashtimin e portierit Thomas Strakosha nga grumbullimi i rradhës i kombëtares kuqezi.

Duka theksoi se bëhet fjalë për një mungesë por ai mbështet trajnerin Panucci dhe kjo është një fitore pasi disiplina pasi te kombëtarja duhet të jetë mbi gjithçka.

“Është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm dhe një nga më kualitativët. Gjithsesi disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga ajo që kam folur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive që të mungonte. Humbim teknikisht, por fiton disiplina. Është një mësim për lojtarin, që kombëtarja është mbi gjithçka”, u shpreh Duka.