Claudio Ranieri do jetë trajneri i ri i Romës, teksa pasditen e sotme pritet të firmoset kontrata mes italianit dhe klubit kryeqytetas.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ranieri është fotografuar duke u larguar nga banesa e tij në Londër, për të fluturuar drejt Italisë.

Ranieri do të marrë vendin e Eusebio Di Francesko, i cili u shkarkua dje pas eliminimit nga Champions League dhe pas humbjes 3-0 në derbin me Lazio. Detajet e kontratës së trajnerit të ri ende nuk janë zbuluar.

Kujtojmë që 67-vjeçari ishte në drejtimin e Fulhamit deri në shkurt, nga ku u shkarkua për rezultate negative. Ndërkohë që italiani më parë e ka drejtuar Romën në vitin 2009-2011, po ashtu në të kaluarën ka qenë në bankinën e Interit, Juventusit, Atletico Madrid e Chelsea.

Nga kjo lëvizje bie poshtë pista për largimin e Christian Panucci nga Shqipëria, pasi emri i tij u përfol për ditë me radhë si trajneri i ardhshëm i skuadrës verdhë e kuqe.