Selektori

Panucci: Kombëtarja, një “derë e hapur” për të gjithë

Trajneri i Kombëtares doli në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore të ditës së nesërme ndaj Jordanisë në “Elbasan Arena”, duke u shprehur se është zgjedhur ky kundërshtar pasi është në nivelin e Shqipërisë.

Më tej, Panucci u shpreh se të gjithë e kanë një derë të hapur në Kombëtare, duke theksuar se këtë e tregojnë dy lojtarët e thirrur së fundmi, Vrioni dhe Uzuni.