Përzgjedhësi

Panucci këmbëngulë në padinë ndaj ish presidentit Nishani

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci është duke insistuar në procesin gjyqësor që ka hapur ndaj ish presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Avokatët e italianit nuk kanë pritur zyrën e Gjendes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por një gjë të tillë e kanë bërë vet, duke ia vënë në dispozicion gjykatës, njofton TCH.

Padia civile e Panuccit duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim ishte bërë pasi që Nishani kishte raguar pas humbjes së Shqipërisë ndaj Kosoves, duke e cilësuar atë si një sharlatan që shkatërroi atë që ishte ngritur.