Qeveria e Kosovës ka vendosur masa për ta parandaluar koronavirusin i cili ka prekur edhe vendet fqinje të Kosovës.
Këto masa të Qeverisë kanë ngritur panikun e madh tek qyetarët të cilët kanë zbrazur supermarketet duke blerë produkte ushqimore dhe higjenike.
Por, jo vetëm marketet janë vërshuar nga qytetarët edhe mullinjët ku ruhet mielli janë mbushur me kërkesa të qytetarëve për ta marrë miellin, trasnmeton Ballkani.info.
Sot kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi tha se nuk do të ketë mungesë të miellit, por paniku ka tejkaluar çdo thirrje për përmbajtje pasi janë marrë gjitha masat për parandalimin e tij.
Ballkani.info ka publikuar disa fotografi në Podujevë ku shihen shumë qytetarë duke pritur për ta marrë miellin në mënyrë që ta sigurojnë ushqimin për çdo situatë në rast që kërcenohemi direkt nga koronavirusi .
FOTO









