Panikë në San Siro, lëkundet stadiumi legjendar

San Siro rrezikon, jo vetëm nga ideja e shembjes së tij por sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Meazza lëkundet madje edhe me pesë centimetra.

Diçka e tillë ka ndodhur në fakt gjatë sfidës Inter-Atalanta ku është ndjerë një lëkundje e fuqishme në katin e tretë të stadiumit. Një anomali që bëri të binte sinjali i alarmit.

Menjëherë më pas komisioni i mbikqyrjes së bashkisë së Milanos ka bërë verifikimet e saj mbi këtë episod duke dalë në konstatimin e theksuar edhe më parë se impianti lëkundet me frekuenca konstante, gjithsesi teknikët deklarojnë se studimi nuk paraqet rrezikshmëri të lartë çka do sillte edhe mbylljen e tij.

Në të vërtetë kati i tretë i stadiumit San Siro thuajse gjithnjë mbetet bosh nga tifozët dhe më së shumti okupohet nga tifozët e rivalëve me një kapacitet që varion nga 500 deri në dy mijë prezenca duke u hapur thjesht kur ka një dyndje shumë të madhe.

Rasti i rradhës kur e ndalohet që stolat e tij të jenë të mbushur është për sfidën Milan-Lazio. Sidoqoftë këto anomali të shënuara në këtë pjesë të San Siros janë konstatuar që në vitin 2003 gjatë koncertit të Vasco Rosit.

Sipas teknikëve të asokohe impianti kishte shënuar një lekundje prej 5,2 centimetrash nga përplasja e këmbëve të të pranishëmve në të.

Në 2004-ën një episod i tillë ishte ndjerë edhe ne katin e dytë të këtij stadiumi gjatë një tjetër koncerti atij të grupit U2, duke shqetësuar organët kompetente por pavarëisht kësaj mendohej se rrezikshmëria ishte e nivelit minimal.

Me kalimin e viteve dhe amortizimin e impiantit janë vendosur edhe sensorë që të monitorjnë strukturën në fjalë, por edhe pse teknikët flasin me bindje se stadiumi vijon të mbetet i sigurtë tifozët kanë dalë në përfundimin se Meazza plak ka nisur të çalojë por qëndron ende në këmbë, e në këtë mënyrë projekti i ri i dy klubeve të Milanos me shumë gjasa do të miratohet pa kundërshtinë e bashkisë për të shembur San Siron.