Panik në Angli, lojtarëve dhe tifozëve iu kërkua të largoheshin në shpejtësi nga stadiumi

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez.

Rreth 45 minuta para fillimit të ndeshjes së Championshipit mes Derby Countryt dhe Cardiff Cityt, policia angleze ka bërë thirrje për tu liruar stadiumi.

“Vëmendje iu lutem, kjo është një emergjencë. Ju lutemi largohuni nga stadiumi nga dalja më e afërt e mundshme”, ishte thirrja e spikerit të stadiumit.

Lojtarët në shpejtësi kanë liruar fushën dhe janë drejtuar drejt zhveshtorëve të stadiumit.

Fillimisht u dyshua për një bombë të vendosur në stadium, por pastaj gjithçka ka qenë në rregull.

Loja ka filluar dhe është duke u luajtur rregullisht, ku pas 45 minutave të para rezultati është i barabartë 1-1.

loading…