Ministrja e Financave

Pandemia shkakton dëme të mëdha në ekonominë kosovare, Bajrami tregon rënien ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se si pasojë e pandemisë, ekonomia e Kosovës mund të tkurret për 6.7%.

“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%. Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vjenë nga eksporti”, ka deklaruar Bajrami.

Ndryshe, sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri, për të proceduar pastaj për miratim në Kuvend.

“Ne presim që me u miratua projektbuxheti në Qeveri, pastaj ashtu siç kërkohet me ligj me u bartur në Kuvend dhe ka afat që deri ën fund të vitit me u miratua. Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues, këtë vit për shkak të situatës së re me I shkurtua kufijtë buxhetor në krahasim me projeksionet që kanë qenë më herët. Krahas kësaj, është dashur të sigurohet edhe një fond shtesë mbështetës edhe për vitin e ardhshëm lidhur me pakon për rimëkëmbje, edhe një pjesë të fondeve për shëndetësi”, thotë Krasniqi.

Karasniqi tha se janë vënë tri prioritet më këtë buxhet. Sipas tij, prioritet kryesore mbetet sektori i shëndetësisë për ballafaqimin me pandeminë dhe sektori privat.

Krasniqi tha se për këtë projektligj kanë marrë pëlqimin edhe të FMN-së.