Pamjet e tmerrshme: Fshati i tërë në Fushë Kosovë bllokohet nga vërshimet

Fushë Kosova është një ndër vendet më të prekura nga vërshimet në Kosovë.

Përveç brenda qytetit nëpër shtëpi, banesa e parkingje, edhe fshatrat përreth janë në gjendje mjaft të keqe.

Përmes disa fotografive të dërguara në portalin Ballkani.info, fshati Miradi e Poshtme është fshati më i prekur nga vërshimet dhe kësisoj siç tregojnë banorët atje në ditën e sotme fshati është bllokuar i gjithi.

Për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë, ekipi emergjent në Fushë Kosovë ka publikuar numrin kontaktues, i cili është 044221959.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës  dje kishte paralajmëruar edhe krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet.

Pamje nga fshati Miradi e Poshtme: