Pamjet e para rrënqethëse pas aksidentit në Prishtinë… njerëz të shtrirë në rrugë! (VIDEO/FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar 3 persona.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’, që ka bërë ta humb kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur makinat që po lëviznin.

Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë.

loading…