Një incident trafiku ka ndodhur në qytetin e Ferizajt nga pakujdesia e një shoferi që po drejtonte veturën e tij Porsche.
Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni ATV, shihet vetura e tipit Porsche që vjen nga ana e djathtë dhe papritmas hyn në tarracën e një kafiterie ku ndodheshin disa klientë.
Përplasja e veturës u rrezikoi jetën atyre që ishin ulur në tavolinën e jashtme, ndërkaq sipas pamjeve shihet se shoferi doli menjëherë nga vetura për të ofruar ndihmë.







