Pamje

Pamje tragjike, momenti kur autobusi i shkollës përplas për vdekje 15-vjeçaren

Një vajzë 15-vjeçare u përplas për vdekje nga një autobus shkolle në Brooklyn.

Në videon e publikuar tregohet një autobus i verdhë që merr kthesën në Bedford Avenue dhe Avenue P në Sheepshead Bay të hënën në mëngjes kur
Antonina Zatulovska po kalonte rrugën.

Pasi e përplas, autobusi gjithashtu kalon mbi vajzën, pasi shoferi nuk e pa.

Disa orë më vonë, policia dhe ambulancat mbushën vendngjarjen. Ishte e paqartë se për ku ishte drejtuar adoleshentja kur ajo u godit.

Një zëdhënës i Departamentit të Arsimit të qytetit tha të hënën se nuk mund të jepte detaje të tjera pasi tashmë kanë filluar hetimet.