Istog

PAMJE tjera ekskluzive: Momenti kur grabitësi hyn në bankë dhe i merr peng qytetarët (VIDEO)

Sot në Istog ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj në vendin e ngjarjes ka vdekur një qytetar i cili kishte hyrë në një bankë për të grabitur. Një polic ka mbetur i lënduar rëndë dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të policisë dhe një qytetari, i cili ka hyrë për të grabitur me armë zjarri në një bankë në Istog.

Nga kjo ngjarje, rrëmbyesi ka mbetur i vdekur në vend, ndërkaq mësohet se edhe polici i lënduar ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Express ka siguruar një video ku shihet se rrëmbyesi ka hyrë në bankë me armë dhe ka kërcënuar personat që gjendeshin në bankë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/WP5pop7NzCCVJf5Srkjc_27_72e31e7b86dde0b6d79f495a1d131af4_video_240p_converted.mp4