Pamje të tmerrshme: Dyshohet se i gjithë reparti i kujdesit intensiv vdes nga Covid-19, pasi spitalit i mbaron oksigjeni VIDEO

Pamje nga qendra spitalore egjiptiane është bërë virale, duke sjellë në dritë gjendjen katastrofike që autoritetet po fshehin.

Një repart komplet i kujdesit intensiv që ishte i mbushur me pacient të Covid-19 ka vdekur në spitalin egjiptian pasi spitalit i mbaroi furnizimi me bombola oksigjeni, shkruan “DailyStar”.

Pamjet tmerruese të infermiereve tek vrapojnë rreth e rrotull duke u përpjekur të iu ofrojnë ndihmë pacientëve teksa ata vdesin kanë sjellë në dritë të vërtetën se çfarë po ndodhë në spitale, transmeton lajmi.net.

Video shfaq mjekët teksa përpiqen të performojnë CPR në pacientët që po vdesin teksa bërtitje dhe të qara dëgjohen në të gjithë repartin.

Sipas raportove, rreth 7 pacientë vdiqën si pasoj që nivelet e oksigjenit ranë deri në 2%. Pra ishte e pamundur që ata të mbijetonin pa oksigjen.

Kjo është hera e dytë që spitali gjenden në këtë situatë, si pasojë e neglizhimit dhe korrupsionit të qeverisë që po fajësohen për këtë ndodhi.

Ministri i shëndetësisë së Egjiptit, Hala Zayed e mohoi të ketë mungesë të oksigjenit në spitale, dhe po ashtu drejtori i spitalit e mohoi se ishte faji i mungesës së oksigjenit, por ishte vdekje normale.

Ai tha se personat që ndërruan jetë kishin arsye moshën e shtyrë dhe sëmundjet kronike, dhe se vetëm 4 pacientë kanë ndërruar jetë.

Pamjet i ka filmuar një familjar i njërit prej pacientëve, dhe sipas informacioneve është arrestuar tani nga autoritetet.

Gjithashtu një prej gjërave më prekëse në këtë video është një infermiere e cila është ulur në tokë duke qarë nga shoku.

Është thënë se gjithashtu edhe kjo infermiere është gjobitur për moskryerje të detyrës në situatë emergjente.