Disa pamje të rënda tregojnë tymin që është përhapur në qytetin e Vinnytsia, pasi aeroporti u bombardua nga forcat ruse.

Sulmi që përfshinte tetë raketa, ka lënë plotësisht të shkatërruar aeroportin e këtij qyteti, përcjell Ballkani.info.

‼️ Urgent appeal by President @ZelenskyyUa: a missile strike on #Vinnytsia consisted of eight missiles; the airport is completely destroyed.
The President called on the world to close the skies over #Ukraine and provide Ukraine with aircraft. pic.twitter.com/0s8nUneRZP

— Verkhovna Rada of Ukraine – Ukrainian Parliament (@ua_parliament) March 6, 2022

Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia ndodhet rreth 250 km në jug-perëndim të Kievit dhe është shkatërruar plotësisht.

Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.