Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur me datën 19 maj në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, i varur me litar në një pemë, raporton Sinjali

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se Policia është alarmuar rreth mesditës nga një qytetar, i cili kishte parë trupin e viktimës të varur në oborrin e lagjes Babaj.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetuesit e Skenderajt, njësia rajonale e hetimeve dhe forenzika.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas ai është identifikuar si Rifat Babaj.

Pas ekzaminimeve fillestare dhe kryerjes së shikimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, viktima është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.