Pamje të reja nga jahti luksoz i Jeff Bezos në Sarandë

Mëngjesin e së mërkurës është parë në brigjet e detit të Sarandës jahti luksoz me të cilin ka lundruar edhe njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos.

Jahti i quajtur “Flying Fox”, përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro, është fotografuar në portin e Sarandës, ndërkohë janë publikuar pamje të reja.

Mediat në Shqipëri raportojnë se njeriu më i pasur në botë mund të ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe mund të blejë naftë pa akcizë.

“Flying Fox” shquhet si një nga jahtet më të shtrenjta dhe luksoze në botë, këtë e tregojnë edhe pamjet brenda tij.

Ai është i gjatë plot 136 metra dhe mund të mirëpresë në kuvertën e tij deri në 25 mysafirë, ka 11 kabina, të gjitha me tarraca private me pamje nga deti – thuhet sipas përshkrimi biografik në faqen zyrtare të jahtit.