Pamje të pa para deri sot: Momenti kur Beg Rizaj i zë peng forcat maqedonase në Kumanovë VIDEO

Janë publikuar pamje ekskluzive të grupit “Kumanova” gjatë aksionit në Goshnicë të Maqedonisë Veriore.

Portalit “Telegramisot” ka publikuar videon ku shihet Beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, duke patrulluar dhe biseduar me robërit e zënë afër kufirit me Kosovën.

“A është gjithçka OK. Luftën duhet me bë të pastër. Vërejta e fundit është tek policët shqiptarë, sot i falëm, në shpinë të tyre e falëm edhe maqedonin. Tjera herë ju bëjmë me dije krejt forcat, si polici ashtu edhe në ushtri, nëse nuk e lajnë punën e kanë plumb kresë. A po nin ti bir i shkinës, a je ka merr vesh. Je me shqiptarë në tokat shqiptare, idiot. P… i nanës”, thotë Rizaj.