Pamje të banesës së djegur në Gjakovë, ku vdiq një 11-vjeçare

Në orët e para të së hënës, një banesë në Gjakovë është kapluar nga flakët, ku si pasojë e zjarrit, ka vdekur një 11-vjeçare.

T7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pamje të banesës së djegur.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj

Ai njoftoi se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe “Zjarrvënie”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.