Pamje shokuese: Trazirat pas gjysmëfinales së Botërorit, vetura godet për vdekje një 14-vjeçar

Një djal 14-vjeçar raportohet të ketë vdekur pas trazirave të shkaktuara nga tifozët francezë dhe atyre marokenë në Francë pas ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut, transmeton Demokracia.com.

Kualifikimi i Francës në finale të Botërorit të futbollit dhe fitorja ndaj Marokut me rezultat 2:0, ishte shkak i trazirave të mëdha në rrugët e Francës mes tifozëve francezë dhe atyre marokenë.

Gjegjësisht, gjatë kampionatit, tifozët marokenë krijuan një atmosferë të pabesueshme në mbarë botën, por pritshmëritë e tyre u rritën edhe gjatë Kupës së Botës.

Mirëpo, teksa ëndrra e titullit përfundoi, tifozët shkaktuan trazira dhe shumë incidente dhe në njërën prej tyre mbeti i vrarë një djalë 14-vjeçar.

Siç raporton Daily Mail, djali ishte pjesë e një grupi fansash marokenë që tentuan të grisnin flamurin francez nga një veturë. Më pas, shoferi shkeli gazin, u kthye për të dalë nga grupi dhe goditi vogëlushin.

Pak kohë më vonë, në rrjetet sociale u shfaq një video, që tregon momentin kur një makinë kalon mes turmës dhe godet një vogëlush.