Sulmi

Pamje rrëqethëse, futbollisti anglez shihet duke e goditur pamëshirë të dashurën e tij

Futbollisti anglez Shaq MacDonald së fundmi është bërë temë diskutimi në Angli pasi shihet duke rrahur brutalisht një vajzë dhe tani në rrjetet sociale janë shfaqur fotot e vajzës së rrahur.

McDonald, një ish-futbollist i Derby County dhe Birmingham City, sulmoi të dashurën e tij, Amy Beckley, në një klub nate, transmeton Ballkani.info.

Përbindëshi e hodhi vajzën në dysheme, më pas vazhdoi ta rrihte, gjë që u regjistrua nga kamerat. Vajza e gjorë u hodh nga një ballkoni katër metra i lartë për të shpëtuar nga i sëmuri.

Futbollisti e ka sulmuar vajzën gjatë një nate, e më pas ka vazhduar ta ngacmojë në shtëpi. I mori telefonin dhe çelësat, më pas e futi në taksi.

“Më rrahu dhe më mbyti derisa më ra të fikët. Më gërvishti fytyrën, më mbyti, më kafshoi, më goditi, më goditi me shuplakë, më përplasi kokën pas një muri betoni. Ai tha se do të thërriste një shok që të më rrihte edhe ai. Më mbylli dhe më sulmoi kur doja të ikja, më tha se do të më vinte në gjumë, isha e sigurt se donte të më vriste. Në fund u hodha nga ballkoni. Unë bërtita dhe qaja, dhe fqinji më shpëtoi” tha vajza fatkeqe e cila ka lëndime të shumta në kokë dhe në trup, dhe gjithashtu theu të dy bërrylat. /Ballkani.info