Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja e armatosur në Parallovë (VIDEO/FOTO)

Pak më parë, Ballkani.info raportoi për një grabitje të armatosur që ndodhi pasditen e sotme, në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë.

Sinjali mëson se cak i të dyshuarve ishin paratë e bankës ProCredit, të cilët përfunduan në duart e të dyshuarve që shtien me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të kompanisë BesaSecurity me të cilin po barteshin paratë.

Gazeta ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.