Pamje nga vendi i ngjarjes ku janë plagosur dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Para pak minutash janë plagosur dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes ku janë plagosur dy persona rreth orës 15:30.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Poashtu është bërë e ditur se hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin dhe si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.