Pamje nga vendi i aksidentit të teleferikut në Itali – ngjarja që la të paktën tetë të vdekur

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dy fëmijë janë plagosur rëndë pas një aksidenti tmerri në të cilin një kabinë teleferiku në majë të malit u zhyt në tokë në veri të Italisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, teleferiku mendohet të jetë rrëzuar ndërsa merrte pasagjerë në majë të linjës Stresa-Mottarone në rajonin e Piemonte më herët sot.

Linja mbikëqyr liqenin Maggiore – një vend turistik i njohur afër qytetit turistik të Stresit.

Besohet se teleferiku, i cili zgjat rreth 20 minuta për të arritur në stacionin e lartë malor rreth 1500 metra, ishte rreth 300 metra nga destinacioni i tij kur “u zhyt” në tokë.

Shërbimi i shpëtimit Alpin i Italisë tha sot se, së bashku me tetë të vdekurit, tre persona janë dërguar me helikopter në spitalin e Torinos.