Pamje nga stadiumi “Ta’ Qali” në Maltë, para sfidës së rëndësishme të Kosovës

Edhe 15 minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Maltë – Kosovë.

Dardanët janë në kërkim të fitores e cila do të jepte qetësi për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Edhe pse larg vendit, në Valleta, “Dardanët” nuk e kanë lënë të vetme përfaqësuesen tonë.

Në stadium, pak minuta para fillimit të takimit, tribunat janë të mbushura më shumë nga tifozët kosovarë.