Pamje nga fëmijëria e Don Xhonit në kompleksin e dëshmorëve: Kjo punë shkon me gjak

Don Xhoni është kthyer pas në kohë duke publikuar një fotografi të moshës 6 vjeçare.

Reperi ka hapur arkivat dhe ka treguar një moment kur ai kishte lënë shënim në librin e kujtimeve tek kompleksi i Jasharajve në Prekaz.

“Respekt, nderime për secilën familje që e ka humb dikënd. Kjo punë shkon me gjak”, ka shkruar Don Xhoni.

Por, nga fansat kjo gjë u morr për të keq, duke qenë se javën e kaluar ai dhe reperi nga Shqipëria, Finem, patën një përplasje në rrjete sociale, ku ky i fundit i tha Don Xhonit se nuk ka vizituar asnjëherë, dhe tani fansat e kanë marrë si përgjigje ndaj reperit shqiptar.

Ndryshe, Don Xhoni po shijon suksesin e këngës “Deri kur”, e lansuar me 8 korrik të këtij viti dhe deri tani ka arritur të mbledh afër 10 milionë klikime në Youtube.