Pamje nga aksidenti i rëndë afër kufirit Shqipëri-Kosovë, dyshohet se ka të vdekur (FOTO)

Në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, më saktësisht në mbarim të autostradës Kukës-Morinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Aksidenti ka ndodhur disa çaste më parë dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Sipas një lexuesi të Ballkani.info, po dyshohet për një person të vdekur, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga ana e policisë.

Aksidenti po dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë të madhe.