Pamje: Ndërhyrja brutale e Casemiros që i kushtoi vetëm me karton të verdhë

Casemiro mund ta ndiejë veten njeri me fat, pasi vijon të mbetet në fushë për Real Madridin në takimin kundër Cadizit që po zhvillohet momentalisht në kryeqytetin spanjoll.

Real Madridi dhe Cadizi janë duke barazuar pa gola pas pesës së parë në takimit të javës së 18-të të La Ligës në Santiago Bernabeu.

Skuadra e lidere e Carlo Ancelottit nuk po arrin ta thyejë mbrojtjen e vizitorëve, por gjërat kanë mundur të shkonin shumë më keq për të herët në pjesën e parë.

Mesfushori brazilian Casemiro bëri ndërhyrje brutale nga mbrapa ndaj Santiago Jaime.

Por gjyqtari e ndëshkoi Casemiron vetëm me karton të verdhë, pavarësisht se ndërhyrja ishte tejet e rrezikshme.

Casemiro njihet për ndërhyrjet e tij të ashpra ndaj kundërshtarëve dhe kjo nuk është hera e parë që ia hedh pa u lagur.