Pamje makabre: Protestuesit e zënë rob kryetaren e qytetin, e ngjyrosin dhe ia prejnë flokët FOTO/VIDEO

Qytetarët e La Pazit, të pakënaqur me situatën në Bolivi, kanë dalë në rrugë në tërë vendin duke protestuar kundër qeverisë aktuale.

Si arsye kryesore e protestës, demonstruesit kanë thënë se janë parregullësitë e zgjedhjeve në të cilat ka fituar Evo Morales.

Përveç La Pazit, më së rëndi ishte në Vintu, ku qytetarët sulmuan kryetaren e qytetit, Patricia Arce, të cilën e nxorrën në rrugë, dhe më pas e ngjyrosën me bojë të kuqe, ndërkohë ia prenë edhe flokët, shkruan Ballkani.info.

Vintu, qytet me 60 mijë banorë, është vërshuar nga njerëzit me maska.

Kryebashkiaken, Arche, anëtare e partisë në pushtet Lëvizja për Socializëm, protestuesit e pritën me të dalë nga ndërtesa e Bashkisë. E akuzuan se ka rekrutuar simpatizantë të pushtetit të Moralesit dhe i ka sjellë në qytet që t’i shpartallojnë protestuesit, raportojnë mediat e huaja.

Sulmin ndaj kryebashkiakes Arce e ka dënuar presidenti Evo Morales dhe nënkryetari, Alvaro Garcia, duke thënë se demonstruesit kryen krim ndaj një gruaje, si dhe Bolivia po përballet me ata që e kanë karakterizuar si valë e re e fashizimit.

Në protesta jetën e ka humbur edhe një i ri, që është vdekja e tretë që nga 20 tetori kur kanë filluar protestat. /Ballkani.info/

loading…