Sulmuesi argjentinas

Pamje e rëndë, Mauro Icardi përplaset frikshëm me shtyllën

Dy skuadrat turke, galatasaray dhe Fenerbahce  vazhdojnë të kenë një rivalitet të ashpër në Superligë, pas 17 xhirove kanë nga 44 pikë dhe vazhdojnë garën për titullin e kampionit në Turqi.

Por ndërkohë që gola nuk pati, ka pasur raste të tjera që janë bërë virale nga debi i Stambollit.

Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ishte shumë afër të pësonte dëmtim të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke ngjallur frikë të madhe te të gjithë të pranishmit. Por pasi ra në tokë, Icardi u ngrit pas disa sekondave, edhe pse ai kishte një shenjë në fytyrën e tij pas këtij rasti.

Argjentinasi ka publikuar disa foto nga darka familjare e krishtlindjeve, derisa nën syrin e tij duket shenja që i ka mbetur nga ‘përqafimi’ që i bëri shtyllës.

Gjithsesi sulmuesi argjentinas ka shpëtuar mire, pasi dëmtimi i tij mund të ishte shumë më i rëndë.