Pamje dramatike të nxjerrjes nga deti të një pushuesi në Mal të Zi (VIDEO)

Malin e Zi sot pasdite e ka përfshitë mot i ligë me të reshura dhe stuhi të fuqishme ere.

Disa vende janë vërshuar nga uji. Komunikacioni po zhvillohet më vështirësi, sidomos në pjesët bregedetare, përfshirë këtu edhe Ulqinin, shkruan Ballkani.info.

Probleme ka pasur edhe në Beçiq, derisa në rrugën Pogdoricë-Cetinje, afër tunelit, ka pasur rrëshqitje edhe të gurëve.

Ndërkaq, afër Sutomores, në vend e quajtur Çanj, janë parë pamje dramatike. Gjatë valëve të mëdha të detit, një person mezi është nxjerrë nga pushuesit.

Shihni pamjet:

loading…