Pamje brenda shtëpisë së djegur, nënë e bir hidhen nga kati i tretë, dyshohet se zjarri u vu nga djali

Dalin detaje të reja nga zjarri që përfshiu apartamentin në një pallat në Astir në Tiranë, ku nënë e bir u hodhën nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve.

Si rrjedhojë 62 vjeçarja H. O ndërroi jetë në spital, ndërsa i biri, K. O 36 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja e Ora News, Keti Banush njofton se sipas banorëve të pallatit, 36 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët thonë se ai mund të ketë lënë ndezur të gjitha pajisjet ngrohëse në shtëpi.