Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në rrugën Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bërnicë.

Në një video që është publikuar në media shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Njëra prej tyre ka përfunduar jasht rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar kurse me rastin po merret njësiti policor.