Pamja ekskluzive: “Fondi i 3 përqindëshit” i mbuluar nga pluhuri, nuk është shfletuar nga askush deri më tani

“Fondi i Republikës se Kosovës”, i cili ndryshe është quajtur si “fond i 3-përqindëshit” për shqiptarët e Kosovës mbahet mend si përudha e rënd nën pushtimin e Serbisë.

Këshillin Qendror i Financimit, kishte rolin për mbijetesën e veprimtarive shoqërore të Kosovës në vitet 90-ta nën regjimin pushtues të Milosheviqit, pasi shpatarët nuk pranonin të punonin nën kushtet e atij sistemi.

Krahas Këshillit Qendror për Financim, u themelua edhe “Fondi i 3%”, i cili arkëtonte të hyra nga qytetarët e Kosovës në diasporë dhe më pas në Kosovë.

Arkivi komunal i Pejës është i vetëm që ruan dokumentacionin e kompletë pagesave që bënin qytetarët për kontributet e 3 përqindëshit.

Bajram Kelmendi, drejtor i Arkivi Ndërkomunal të Pejës, tha për lajmi.net, se nuk e di sa është e gjithë vlera e pagesave që shqiptarët kishin bërë në atë kohë, por thotë se dokumentacioni për rajonin e Pejës është i ruajtura në arkiv.

“Fondi i 3 përqindëshi ka zanafillën nga viti 1995. Ky fond i është dedikuar arkivit ndërkomunal të Pejës në vitin 2005 dhe si i tillë është sistemuar dhe ruhet në këtë institucion. Fondi ka një vëllim prej 46 kutive, në to janë të ruajtura të gjitha të dhënat të grumbulluara në nivel të këshillave komunale dhe rajonale të cilat kanë qenë  në atë kohë. Pra, ky fond bënë fjalë vetëm për rajonin e Pejës”, tha Kelmendi.

Ai thotë se deri më tani interesim për të parë dokumentet e fondit kanë shfaqur vetëm disa studiues.

“Të shohim në të ardhmen a do të publikohet ndonjë libër apo ndonjë e dhënë. Kur është bërë rregullimi i fondit janë marr për bazë, bije fjala dëftesat, transaksioni i dëftesave, mandej pasqyra e arkës. Raportet nga këshillat janë bërë çdo muaj dhe i janë dhënë komisioni qendrorë se sa ka pasur grumbullim të mjeteve”, tregon tutje drejtori i arkivit të Pejës teksa hapë disa kuti.

Ai tha se materiali para se të shkoi në arkiv, është ruajtur në një zyrë të Këshillit për financim në Pejë.

“Pas luftës e kanë sjellë në Kuvendin e komunës e kanë vendosur në një zyre. Nga ajo zyre e kanë sjellë në arkiv tek ne”, tha Kelmendi.

Diaspora ishte ajo që grumbullonte para të shumta në emër të këtij fondi, në Kosovë të gjithë Këshillat komunal ishin funksionale, dhe financat nga brenda Kosovës siguroheshin më vështirësi sepse pjesëtohej buxheti i pakët familjar me sakrificë e solidaritet të madh.

Sipas dëftesave dhe formularit të evidencave të arkivit të Pejës, paratë që paguanin shqiptarët në Kosovë ishin nga shumat më të ndryshme duke filluar prej 10 Deutsche Mark-ave.

Sipas matjeve të arkivit, janë rreth 6 metra materiale nga ky dokumentacion. /Lajmi.net/