Paloma flet pas daljes nga Big Brother: Jam penduar që fola për burrin në shtëpi

Paloma ka qenë e ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon në një rrëfim për eksperiencën në Big Brother dhe pas tij.

Ajo rrëfeu se që prej daljes nga shtëpia nuk është as në qiell as në tokë dhe psikologu i saj në këto ditë është bashkëshorti.

Nga ana tjetër ajo pranoi se është penduar shumë për rrëfimin e historisë së saj personale.

“Jam penduar shumë që fola për Andrein dhe ndihem në faj. Çdo gjë u keqinterpretua dhe në media u shkrua për të sikur është një baba i keq dhe burrë dhunues. Unë doja që të përçoja një mesazh të mirë, por u kthye në një situatë krejt tjetër”, u shpreh ndër të tjera Paloma.

Teksa i rikthehet ritmit, Paloma tregoi se jashtë shtëpisë të gjithë do donte t’i kishte miq, pasi e gjithë eksperienca është lojë.