Palmer: Dëshirojmë zgjidhje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk iu bëjmë presion palëve

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq qështë takuar me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Kosovën.

Palmer është shprehur se SHBA-ja dëshiron një zgjidhje kompromisi për çështjen me Kosovën dhe nuk dëshiron të vendos presion tek palët, shkruan Tanjug.

Në takim diplomati amerikan ka thënë poashtu se ShBA-ja përkrah plotësisht Emisari e BE-së, Miroslav Lajçak dhe rolin e tij në dialog.

Daçiq në anën tjetër ka thënë se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë janë përmirësuar dukshëm viteve të fundit dhe aktivitetet për zhvillimet të mëtutjeshme duhet të vazhdojnë.

“Si kryetar i Kuvendit, do të provoj të forcoj lidhjet me Senati dhe kongresin amerikan”, ka thënë Daçiq, duke nënvizuar rëndësinë e shpeshtimit të dialogut politik dhe realizimin e vizitave të nivelit të lartë.