Publicisti

Pal Shtufi: Albin Kurti e do pushtetin absolut

Publicisti Pal Shtufi vlerëson se ofertat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për ta tejkaluar ngërçin politik në vend janë të pasinqerta. 

Shtufi në “Konfront” të KTV-së ka thënë se po dihet tashmë se kush po e bllokon konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve. 

“Marrëveshja është patriotizëm, ndërgjegje morale…është gjithçka. Pa atë je vetëm një egoist…Sot ka pasur takim, ka pasur oferta të ndryshme prej që e kemi këtë gjendje. Ofertat e Albinit janë absolutisht të pasinqerta. Është si ajo thënia ‘po kërkoj punë, por po e lus Zotin mos me gjet’. Këtij i konvenon kjo gjendje. Ai e do këtë situatë apo pushtetin absolut. Është e qartë”, ka thënë Shtufi. 

Ai ndërkohë ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me propozimin që ka bërë për një qeveri gjithpërfshirëse ka heq dorë nga çdo kërkesë që kishte fillimisht. Dhe me këtë “ai ka nxjerrë në shesh tash se kush po bllokon”.