I dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pak para takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell ka shkruar se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimim ekonomik dhe shansin për të kirjuar një ekonomi të gjallë.

Emisari Grenell ka thënë se politika duhet të lihet anash dhe të mendohet për të rinjtë që duan një karrierë dhe punë të mirë në lidhje me Perëndimin.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të gjallë. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin.

Unë ju kam degjuar. Dhe unë do të ju shtyj fort juve. Le ta lëmë mënjanë politikën!“, ka shkruar në Twitter emisari Grenell.

The people of Kosovo and Serbia deserve economic normalization and the chance to create a vibrant economy. Today I am focused on the young people who want a career, a good job and a connection to the West.

I’ve heard you. And I will push hard for you. Let’s put politics aside!

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 3, 2020